20 Mayıs 2016 Cuma

Faruku dhe Termitet

Faruku dhe Termitet

Ishte një ditë e bukur me diell. Faruku kishte shkuar në piknik me mësuesin dhe shokët e tij.
Ai, bashkë me shokët e tij, filluan të luanin kukafshehtas.
Befas, ai dëgjoi një zë që i thirri: "Kujdes!" Ktheu kokën në të majtë dhe në të djathtë që të dallonte nga i vinte zëri, por atje nuk kishte asnjë njeri.
Pas pak, e dëgjoi të njëjtin zë që i tha: "Hej, jam këtu poshtë!"
Për habi, ngjitur me këmbën e tij, vuri re një insekt të vockël që ngjante si milingonë.
"Kush je ti ?" e pyeti ai.
"Unë jam një termite," u përgjigj krijesa e vogël.
termit
"Unë s'kam dëgjuar kurrë më parë për një krijesë të quajtur termite," ra në mendime Faruku. "Po ti, vetëm jeton?"
"Jo," u përgjigj insekti i vogël. "Ne jetojmë në fole, në familje të mëdha. Nëse dëshiron, unë mund të të tregoj njërën prej tyre."
Faruku pranoi dhe ata shkuan së bashku. Kur arritën tek foleja, ai vuri re se, ajo i ngjante një ndërtese të lartë me shumë dritare.
"Ç'është kjo?" pyeti Faruku.
"Kjo është shtëpia jonë," i shpjegoi termitja, "Ne i ndërtojmë vetë ato."
"Po, ju jeni shumë të vogla," vuri në dukje Faruku. "Nëse edhe shoqet e tua janë kaq sa ti, atëherë, si ka mundësi të ndërtoni një fole kaq të madhe?"
Termitja buzëqeshi dhe tha:"Ke të drejtë të habitesh, Faruk. Është me të vërtetë e çuditshme, por mos harro se, kjo për Allahun, i Cili na ka krijuar ne të gjithëve, është e lehtë."
"Përveç se janë shumë të larta, foletë tona kanë edhe cilësi të tjera mjaft të veçanta. Për shembull, ne ndërtojmë dhoma të veçanta për fëmijët, lemë vende të posaçme ku rrisim kërpudha, dhe ç'është më e bukura, ne ndërtojmë dhomën e mbretëreshës. Ne, gjithashtu, nuk harrojmë të bëjmë sistemin e ajrosjes për shtëpitë tona. Në këtë mënyrë ne ekuilibrojmë lagështirën dhe temperaturën brenda në fole. Më lejo të të them edhe diçka tjetër, Faruk. Ne nuk mund të shohim!" 
Faruku mbeti gojëhapur. "Megjithëse jeni kaq të vogla sa mezi shiheni me sy, ndërtoni shtëpi të larta si njerëzit. Si e bëni gjithë këtë?"
Termitja vuri buzën në gaz. "Siç të thashë edhe më parë, është Allahu, Ai që na i jep këto veti të jashtëzakonshme. Ai na ka krijuar në mënyrë të tillë që ne jemi të afta t'i bëjmë gjithë këto vepra të mrekullueshme. Tani më duhet të shkoj në shtëpi Faruk dhe të ndihmoj shoqet e mia."
Faruku e kuptoi dhe i tha: "Mirë, edhe unë duhet të shkoj menjëherë t'i tregoj mësuesit dhe shokëve çfarë mësova për ty."
"Ide e mirë Faruk," ia bëri me dorë termitja e vogël. "Kujdesu për veten. Shpresoj të shihemi përsëri."

Esedi dhe Fluturat Shumëngjyrëshe

Esedi dhe Fluturat Shumëngjyrëshe

Në fundjavë, Esedi shkoi tek gjyshi i tij. Dy ditët kaluan shpejt dhe para se ta   kuptonte këtë, babai erdhi ta merrte me makinë. Pasi përshëndeti gjyshin, ai u ul në sedilje. Duke pritur të atin të mblidhte sendet e tij, ai po shikonte përjashta dritares.    Një flutur, e cila ishte ulur mbi një lule, jo shumë larg prej tij, përplasi  krahët dhe qëndroi mbi xhamin e dritares.  
kelebek
"Ti po kthehesh në shtëpi Esed, apo jo? e pyeti flutura me një zë të hollë. Esedi u habit dhe e pyeti: - Po ti më njeh mua?"
kelebek
Esedi u habit dhe e pyeti: Po ti më njeh mua?"
"Sigurisht që të njoh," "buzëqeshi flutura. "Kam dëgjuar gjyshin tuaj kur i tregonte fqinjëve për ty."
"Përse nuk erdhe të flisje me mua që më parë?" pyeti Esedi.
Flutura: "Nuk mundesha, sepse isha në një fshikëz atje lart, në një pemë në kopsht.
"Një fshikëz? E çfarë është ajo?" pyeti Esedi i cili ishte gjithmonë një djalë kurioz.
"Më ler të të shpjegoj që nga fillimi," i tha flutura pasi mori frymë thellë.
"Ne, fluturat kur dalim nga vezët jemi krimba të vegjël. Ushqehemi duke përtypur gjethe. Më vonë, përdorim një lëng që del nga trupi ynë si fije dhe mbështillemi me të. Kjo qese e vogël që thurrim quhet fshikëz. Kalojmë ca kohë aty brenda duke pritur që të rritemi. Kur zgjohemi dhe dalim nga fshikëza, tashmë shpalosim krahët tanë shumëngjyrësh. Pjesën tjetër të jetës e kalojmë duke fluturuar dhe ushqemi prej luleve."
Esedi tundi kokën mendueshëm dhe tha: "Ti do të thuash se të gjitha ato flutura me ngjyra-ngjyra kanë qenë krimba para se t'u rriteshin krahët?"
"A e sheh atë krimb të gjelbër në atë degën atje?" e pyeti flutura.
Esedi:"Po, e shoh. Po përtyp i uritur një gjethe."
"Ai është vëllai im i vogël," buzëqeshi flutura, "pas pak kohe, edhe ai do të thurë një fshikëz si unë."
kelebek
Tani Esedit i lindën shumë pyetje për shoqen e tij të re. "Po si e parashikon ti gjithë këtë shndërrim? Dua të them, kur del nga veza, sa kohë qëndron si krimb dhe si e prodhon fijen për të thurur fshikëzën tënde?" 
"Unë nuk planifikoj fare asgjë nga këto," i shpjegoi flutura me durim."Allahu na ka mësuar se çfarë kemi nevojë të bëjmë dhe kur duhet ta kryejmë atë. Ne vetëm sa i bindemi Atij dhe bëjmë atë që dëshiron Ai."
Esedi u habit vërtet jashtë mase dhe i tha: "Vizatimet mbi krahët e tu janë me të vërtetë të mrekullueshme. Ashtu si ti, të gjithë fluturat kanë vizatime të ndryshme, apo jo? Ato janë me të vërtetë shumëngjyrëshe dhe tërheqëse."
"Kjo është një provë që tregon mjeshtërinë krijuese të pakrahasueshme të Allahut. Ai na ka krijuar ne të gjitha në mënyrën më të bukur," i shpjegoi shoqja e tij.
Esedi tundi kokën i ngazëllyer dhe tha: "Është e pamundur të mos vështrosh me vëmendje gjërat e bukura që ka krijuar Allahu. Qindra shembuj na rrethojnë!"
"Ke të drejtë, Esed," ia mbështeti fjalën flutura. "Ne duhet t'i jemi mirënjohës Allahut për të gjitha këto mirësi."
Esedi ktheu kokën prapa dhe i tha: "Po vjen babi. Duket se tani do të nisemi. U kënaqa shumë që të takova. A mund të flasim sërish kur të vij javës tjetër?"
"Patjetër," pranoi flutura. "Rrugë të mbarë!"

Irfani dhe Qukapiku

Irfani dhe Qukapiku

Një të diel, Irfani shkoi për shëtitje në pyll me babain e tij. Duke ecur, mendonte se sa të bukura ishin pemët dhe sa e bukur ishte e gjithë natyra përreth. Babi i tij rastësisht takoi një shok dhe, në kohën kur ata të dy po bisedonin me njëri-tjetrin Irfanit i zuri veshi një zhurmë:
ağaçkakan
Tak, tak, tak...
Ajo vinte nga një pemë. Irfani iu afrua zogut që po e lëshonte atë dhe e pyeti:
Irfani: "Po pse po e godet me sqep pemën ashtu?"
Zogu ndaloi së godituri dhe u kthye për ta vështruar Irfanin. "Unë jam një qukapik, tha ai. "Ne bëjmë vrima nëpër pemë dhe ndërtojmë foletë tona në to. Ndonjëherë, ruajmë ushqimin në ato vrima.
Mirë, po si e ruani ushqimin në një vend aq të vogël?" deshi të dinte Irfani.
"Qukapikët, më shumë, ushqehen me lende dhe ato janë mjaft të vogla,"e sqaroi qukapiku.
Irfani: Brenda çdo zgavre që bëj, unë vendos një lende. Kështu do të ruaj ushqim të mjaftueshëm për vete."
Irfani mbeti i habitur dhe i tha: Po ti, në vend që të përpiqesh dhe të lodhesh me shumë zgavra të vogla, mund të bësh një zgavër të madhe dhe ta ruash gjithë ushqimin tënd atje."
Qukapiku buzëqeshi dhe ia ktheu: "Nëse unë do të veproja kështu, zogjtë e tjerë do të vinin dhe do të ma zbulonin dhomëzën time me ushqim dhe do të ma grabisnin atë. Lendet janë po aq të mëdha sa edhe zgavrat në të cilat i vendos. Kështu, lendja qëndron atje mirë dhe e paprekur. Unë mund t'i nxjerr ato nga pemët pa asnjë vështirësi, për shkak se Allahu e krijoi sqepin tim në atë mënyrë që të ma lehtësojë këtë. Por, zogjtë e tjerë nuk mund ta bëjnë këtë, dhe ushqimi im mbetet i sigurt. Sigurisht që, unë nuk kam vetëdije për ta llogarritur me mend. Unë jam vetëm një qukapik. Allahu më frymëzon mua t'i bëj këto që të thashë. Është Ai, i Cili më ka frymëzuar mua ta fsheh ushqimin dhe që ka krijuar sqepin tim në mënyrën më të përshtatshme për të vepruar kështu. Me të vërtetë, nuk jam vetëm unë, të gjitha gjallesat sillen ashtu, sepse kjo është ajo që u ka mësuar Allahu."
ağaçkakan
Irfani ia ktheu: "Po, o qukapik i vogël, ashtu është. Unë të falënderoj që m'i tregove të gjitha këto... Ti më bëre të përkujtoj fuqinë e madhe të Allahut.".
Kështu, Irfani i tha mirupafshim shokut të tij të vogël dhe u kthye përsëri tek babai i tij. Ai ishte shumë i lumtur, sepse kudo që hidhte sytë ai shihte mrekullitë e krijimit të Allahut.  

Xhelali dhe Pulëbardha

Xhelali dhe Pulëbardha

Kur lundronte me anije në verë, ajo që i pëlqente më shumë Xhelalit ishte të ulej jashtë në kuvertë. Atje ai shihte nga afër detin dhe sillej rreth e rrotull. Një ditë, ai hipi në anije me nënën e tij. Sapo  hipën, ai menjëherë u ul në kuvertë. Një grup pulëbardhash që po ndiqnin anijen, sikur po bënin garë me njëra-tjetrën. Ato dukeshin si një tablo e bukur, duke u rrotulluar në ajër dhe ziheshin me njëra-tjetrën kush e kush t'i kapte thërrimet e bukës që u hidhnin pasagjerët.
martı
Njëra prej tyre rrëshqiti fluturimthi dhe u ul pranë Xhelalit.
"Si t'u duk shfaqja jonë në fluturim? e pyeti ajo. "Unë të vura re se ti po na vështroje me shumë vëmendje. Po si të quajnë?"
Xhelal: "Unë quhem Xhelal. Po, po kënaqesha vërtet shumë tek ju shihja duke fluturuar. E shoh se ti mund të qëndrosh lart në ajër pa i përplasur fare krahët. Po si ia arrin kësaj?"
Pulëbardha tundi kokën dhe i tha: "Ne, pulëbardhat kthehemi në ajër sipas drejtimit të erës. Edhe po të fryjë një erë shumë e lehtë, rrymat e ajrit që krijohen na ngrenë lart. Ne përfitojmë nga kjo dhe jemi në gjendje të bëjmë udhëtime shumë të gjata pa i përplasur fare krahët."
"Ne lëvizim para dhe prapa brenda masave ajrore që ngrihen nga deti," vazhdoi të fliste ajo.
Pulëbardha:Formimi i këtyre rrymave do të thotë se kemi vazhdimisht ajër nën krahët tanë dhe kjo na lejon të qëndrojmë lart pa harxhuar shumë energji."
martı
Bunlar Allah’ın varlığını ve gücünü anlayabilmemiz için verilmiş örneklerdir.
Xhelal: Xhelali nuk ishte i sigurt në e kishte kuptuar mirë apo jo këtë dhe e pyeti pulëbardhën: -"Unë vura re se ti qëndroje në ajër pa i përplasur fare krahët dhe dukeshe sikur qëndroje e varur. Ti e arrin këtë duke parë drejtimin e erës? E kuptoj këtë, por, nuk arrij ta kuptoj si e llogarrit forcën e erës dhe drejtimin nga do të vijë ajo."
"Për ne, është e pamundur ta bëjmë këtë vetëm në sajë të diturisë tonë," filloi të fliste pulëbardha. "Kur na krijoi Allahu, na mësoi si të fluturojmë dhe si të varemi në ajër pa humbur energji. Këta janë shembuj që na janë dhënë në mënyrë që ne të bëhemi të vetëdijshëm për qenien e Allahut dhe ta kuptojmë fuqinë e Tij."
Xhelali nxitoi t'i bënte edhe një pyetje tjetër asaj: "Po ti, qëndron e varur në ajër sikur të ishe mbajtur me një fije... Që ta bësh këtë duhet të dish shumë mirë matematikë dhe duhet të jesh e aftë të bësh llogarritje të njëpasnjëshme, por, ti ia del mbanë pa asnjë vështirësi që herën e parë që fluturon, apo jo?"
"Patjetër," pranoi pulëbardha. "Zoti ynë i ka dhënë çdo krijese frymëzimin për të cilin ka nevojë. Ne të gjithë veprojmë ashtu siç na thuhet të veprojmë. Kurrë mos harro se, Alahu ka përfshirë gjithçka dhe çdo krijesë është nën kontrollin e Tij. Ai është Zoti i gjithçkaje. Ti mund të gjesh shumë vargje për këtë në Kur'an. Ah, po shoh se anija po i afrohet tokës. Tani më duhet të fluturoj shpejt që të arrij shoqet. Mirupafshim së shpejti..." Xhelali e vështroi shoqen e tij tek largohej në fluturim duke u zvogëluar gjithnjë e më tepër.
Kur arriti në shtëpi, Xhelali kërkoi në Kur'an një varg që tregonte se gjithçka është nën zotërimin e Allahut. E gjeti këtë varg në Suren Hud dhe e mësoi atë menjëherë përmendësh:
(Hudi tha) Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, sepse nuk ka asnjë nga gjallesat që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet, Zoti im është i Drejtë. (Sure Hud:56)

Qemali dhe Xixëllonja

Qemali dhe Xixëllonja

Mbrëmjeve të verës Qemali dhe familja e tij hanin darkë në kopsht. Në një mbëmje si këto, kur po ngriheshin nga tavolina, atij i zunë sytë një dritë që ndizej dhe shuhej nëpër pemë në fund të kopshtit. Nuk e zgjati, por, menjëherë shkoi të shihte çfarë po ndodhte atje dhe, për habinë e tij vuri re një insekt që hidhej degë më degë. Ky insekt ishte shumë i ndryshëm nga ata që ishte mësuar të shihte ditën. Ai lëshonte dritë kur fluturonte.
ateşböceği
Insekti ndaloi së fluturuari për një çast dhe iu afruar Qemalit:"Përshëndetje," foli ai. "Ti dukesh shumë i çuditur. Më ke vështruar për një kohë të gjatë. Unë quhem Xixëllojë, po ti?"
Qemal: "Unë quhem Qemal. Po, ashtu është. Të vështrova sepse nuk kam parë kurrë më parë një insekt që xixëllon me dritë kështu si ti. Nga trupi yt dalin rreze të verdha në të gjelbër. Më kujtohet se, kur preka njëherë një llambë të ndezur, ma dogji dorën. Po kjo dritë, nuk të djeg ty?"
Xixëllonja miratoi me kokë dhe ia ktheu: "Ke të drejtë, Qemal. Vërtet, llambat nxehen shumë kur ndriçojnë. Ato përdorin energjinë elektrike për të prodhuar dritë dhe, një pjesë e kësaj energjie shndërrohet në dritë. Kjo bën që llamba të nxehet. Por, ne, xixëllonjat nuk marrim energji nga jashtë për dritën që lëshon trupi ynë."
Qemali atëherë e kuptoi dhe e pyeti: "Atëherë, kjo do të thotë se ti nuk nxehesh?"
"Po, ashtu është," pranoi xixëllonja. Ne këtë energji e prodhojmë vetë dhe e përdorim me mjaft kujdes. Kjo do të thotë se asnjë pjesë e saj nuk shkon kot dhe ajo nuk e nxeh trupin tonë, gjë që do të na dëmtonte shumë."
Qemali vrau mendjen për një çast dhe tha: "Ky është vërtet një sistem i menduar shumë mirë."
tavşan
"Po, me të vërtetë," e mbështeti shoqja e tij. Kur Allahu na krijoi ne, planifikoi gjithçka për të cilën kemi nevojë në mënyrën më të mirë. Kur fluturojmë, ne i përplasim krahët shumë shpejt. Sigurisht, që kjo është një punë që kërkon shumë energji. Por, për shkak se drita jonë nuk harxhon shumë energji, ne nuk kemi asnjë vështirësi me të. "
Qemali kishte edhe diçka tjetër për të cilën donte ta pyeste xixëllonjën:"Përse e përdorni ju xixëllonjat dritën?"
Shoqja e tij e gatshme i shpjegoi: "Ne e përdorim atë për të shkëmbyer mesazhe midis nesh dhe për t'u mbrojtur. Kur duam t'i themi diçka njëra-tjetrës, ne flasim duke xixëlluar dritat tona. Në raste të tjera, ne i përdorim ato për të frikësuar armiqtë tanë dhe për t'i mbajtur larg ata."
Qemalit i bënë shumë përshtypje ato që i tregoi mikesha e tij dhe shtoi:"Kështu, gjithçka për të cilën keni nevojë ndodhet brenda trupit tuaj dhe nuk ka nevojë të rraskapiteni!"
"Ke të drejtë," pranoi xixëllonja. "Megjithëse janë përpjekur tepër, shkencëtarët nuk kanë mundur të zhvillojnë një sistem që të ngjajë me sistemin tonë. Siç të thashë edhe më parë, Allahu na krijoi në mënyrën më të bukur dhe këtë krijim e përshtati me nevojat tona, ashtu si gjithë gjallesat e tjera."
mantar
Qemali buzëqeshi duke i thënë: "Faleminderit. Ajo që më tregove ishte vërtet tërheqëse. Tani po e kuptoj çdo të thotë vargu që lexova dje: "Atëherë, pra a është ai që krijon njëlloj sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni? (Sure Nahl: 17) Kur sjell në mendje të gjitha qeniet e gjalla që ka krijuar Allahu, ka shumë shembuj, të cilët duhet t'i kemi gjithmonë në mendje dhe të nxjerrim mësime prej tyre!" 
Ateş Böceği:"Po, Qemal. Çdo krijesë është provë e artit të pashembullt krijues të Allahut. Që këtej e tutje, kur të vështrosh diçka, do ta vesh re këtë. Tani më duhet të shkoj. Ishte kënaqësi që të takova. Shpresoj të të shoh përsëri..."
Tek po hynte në shtëpi, duke medituar për krijimin e xixëllonjës, Qemali mezi priste t'u tregonte familjes së tij për bisedën me shoqen e tij të vogël.

Ahmedi dhe Bretkosa E Gjelbër

Ahmedi dhe Bretkosa E Gjelbër

Në fundjavë, Ahmedi shkoi të peshkonte  në liqen së bashku me babain e tij. Babai po bënte gati kallamat dhe Ahmedi i mori leje për të shëtitur pak përqark. Babai i dha leje me kusht që të mos largohej shumë.
kurbağ
Ai filloj të ecte nëpër shkurrnajën në buzë të ujit.
Papritur, një bretkosë kërceu midis dy shkurreve dhe qëndroi mbi një gur pikërisht para tij.
"Oh, për pak sa s'më shkele!" u ankua bretkosa.
"Më fal," i tha Ahmedi. Po ti qenke njëlloj si gjethet dhe unë nuk të vura re moj bretkosë e vogël. Unë quhem Ahmed dhe thashë të bëja një shëtitje këtej."
Bretkosa vuri buzën në gaz dhe ia ktheu: -Gëzohem që të takoj Ahmed. Të kuptoj, është gjë e zakonshme të mos më vesh re mua. Unë jetoj midis këtyre shkurreve dhe ngjyra e trupit tim është e ngjashme me gjethet. Kështu, grabitqarët nuk mund të më dalllojnë. Unë mund të fshihem shumë lehtë prej tyre."
Ahmedi u mendua për një çast dhe i tha: "Mirë, po kur ata të dallojnë? Atëherë çfarë bën ti?"
"Po të vështrosh me kujdes," tha bretkosa, "do të vësh re që ka membrana midis gishtave të mi. Kur jam duke kërcyer, unë i hap gishtërinjtë dhe kështu rrëshkas në ajër. Ndonjëherë mund të fluturoj edhe 12 metra me një kërcim të vetëm."
"Po kur do të ulesh, si ia bën?" deshi të dinte Ahmedi.
kurbağa
'Kur fluturoj, i përdor këmbët. Membranat në këmbët e mia më shërbejnë porsi parashutë për të ngadalësuar shpejtësinë kur ulem në tokë," i shpjegoi bretkosa.
"Oh, po kjo qenka shumë e çuditshme," foli Ahmedi mendueshëm. "Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se bretkosat mund të fluturonin."
Bretkosa përveshi buzët dhe ia ktheu: "Disa lloje bretkosash mund të fluturojnë po aq shpejt sa edhe kur notojnë. Kjo është një mirësi që na e ka dhënë Zoti ynë. Allahu e krijoi ngjyrën e trupit tonë të tillë, që ne të fshihemi në ambientin ku jetojmë. Kjo na lejon të mbijetojmë. Nëse Ai nuk do të na kishte krijuar kështu, ne shpejt do të ishim vrarë nga kafshët e tjera."
Ahmedi e kuptoi përse ishte fjala dhe shtoi: "Membranat midis gishtave të tu të nevojiten për të kërcyer larg. Unë nuk kam membrana midis gishtave sepse nuk më duhen. Nevojat e çdo krijese të gjallë janë të shumëllojshme, apo jo?"
Bretkosa: "Po, ashtu është, pikës i ke rënë."
Ahmedi ia ktheu: "Allahu na krijoi në mënyrën më të mirë për të na i lehtësuar jetën. Ne duhet t'i jemi shumë mirënjohës Atij për këtë."
Përsëri ke të drejtë," pohoi mikesha e tij e re. "Zoti ynë i ka krijuar të gjitha qeniet e gjalla sipas ambientit ku ato jetojnë. Ai na ka dhënë gjithçka që na duhet që në çastin kur vijmë në jetë."
"Po," tha Ahmedi. "Tani, moj bretkosë e vogël, duhet të shkoj, ndryshe babai do të bëhet merak për mua. U kënaqa shumë që fola me ty. Nëse vij këtu tjetër herë, do të të vizitoj përsëri."
"Edhe unë mezi do të pres deri atëherë. Gëzohem shumë që të takova. Mirupafshim Ahmed..." tha bretkosa me atë kuak-kuaken e saj duke kërcyer përsëri midis shkurreve dhe më pas u zhduk.
kurbağa

Hamidi dhe Lejlekët Këmbëgjatë

Hamidi dhe Lejlekët Këmbëgjatë

Hamidi ishte një djalë shumë i zgjuar dhe i qeshur. Ai ishte shumë i dhënë pas zogjve dhe dëshirontë të dinte mirë gjithçka reth tyre. Shpeshherë kujdesej për zogjtë në shtëpi, por, më vonë, i linte ata të fluturonin. Kënaqej shumë nga jeta e tyre e lirë. Një mëngjes pranvere, Hamidi pa një tufë zogjsh me këmbë të gjata, të cilët fluturonin së bashku dhe menjëherë u ngjit në taracën e shtëpisë për t'i parë ata më nga afër. Kur doli jashtë, vuri re se, dy nga ata kishin qëndruar mbi oxhak dhe sa nuk fluturoi nga gëzimi kur i pa. Ua bëri me dorë dhe u thirri:
Hamidi: "Tungjatjeta!" Unë jam Hamidi. Kush jeni ju?"
"Përshëndetje, Hamid! Shpresojmë të mos të kemi shqetësuar që u ulëm këtu. Ne do të na pëlqente shumë të bisedonim pak me ty dhe të të njihnim," tha njëri nga ata.
leylek
"Patjetër," ia ktheu Hamidi: "Unë i dua shumë të gjithë zogjtë. Mund të më tregoni dicka për veten tuaj, ju lutem?"
" Si jo," u përgjigj njëri nga zogjtë. "Ne jemi lejlekë. Jemi zogj shtegëtarë me krahë të mëdhenjë, të bardhë borë rreth një metër ose një metër e gjysëm të gjatë dhe me bishta të gjatë të zinj. Janë ngjyra e kuqe e sqepave tanë dhe këmbët tona të gjata që na bëjnë të dukemi kaq tërheqës."
Hamidi iu përgjigj: "Po qenkeni vërtet shumë të këndshëm!"
Lejleku: "Ajo që njerëzve u bën më tepër përshtypje tek ne është mënyra jonë e fluturimit me sqepin të shtrirë përpara dhe këmbët të shtrira prapa. Kjo na bën të aftë të fluturojmë shumë më shpejt duke përdorur ajrin."
Hamidi ishte shumë kurioz dhe i pyeti: "Për ku po udhëtoni tani?"
Lejleku: "Hamid, çdo vit ne shtegëtojmë në tufa të mëdha, sepse nuk mund të jetojmë në vende të ftohta. Me shtegëtimin tonë ne, po ashtu, u sjellim njerëzve lajmin e mirë se ditët e ngrohta të verës po trokasin. Gjatë verës, ne jetojmë në një sipërfaqe që shtrihet nga Europa deri në Afrikën Veriore dhe nga Turqia deri në Japoni. Kur moti fillon të ftohet, ne shtegëtojmë në hemisferën e jugut, drejt Afrikës tropikale dhe Indisë."
leylek
Hamidi mbeti i hutuar dhe i pyeti: " Po si e kuptoni kur fillon të ftohet moti?"
leylek
Lejleku vuri buzën në gaz dhe ia ktheu: "Kjo është vërtet pyetje shumë e bukur. Allahu na i ka mësuar. Po ashtu, ne ndjejmë nevojën për t'u larguar për në vendet e ngrohta. Ai na bën ta ndjejmë këtë. Është Allahu Ai, që na mëson se si të fluturojmë dhe, kur vjen përsëri vjeshta, Ai na siguron se mund të kthehemi nga udhëtimi prej mijëra kilometrash duke gjetur foletë tona të vjetra përsëri. Është Allahu që me frymëzimin e Tij, na i mëson ne të gjitha këto gjëra."
"Është vërtet shumë tërheqëse që ju mund të fluturoni kaq larg dhe të ktheheni dhe gjeni foletë e vjetra pa bërë asnjë gabim, tamam sikur të kishit një busull në dorë, " tha Hamidi i habitur.
Lejleku vazhdoi të fliste: " S'ka dyshim se, kjo kujtesë kaq e fuqishme dhe aftësia e mrekullueshme e gjetjes së drejtimit në fluturim është vepër e krijimit të pashoq të Allahut, i Cili na i dhuroi ato."
Hamidi kishte edhe një pyetje tjetër për mikun e tij të ri: " Ju jetoni afër njerëzve, apo jo?"
"Po," u përgjigj lejleku. " Ne i ndërtojmë foletë në çatitë e shtëpive. Po edhe në majë të pemëve dhe oxhaqeve..."
Atëherë, u ngrit lejleku tjetër dhe i tha: "Na vjen keq Hamid, por duhet të nisim përsëri udhëtimin tonë."
Hamidi i ndoqi me sy miqtë e tij të rinj teksa zvogëloheshin gjithnjë e më tepër në qiell.

Nebili dhe Foka

Nebili dhe Foka

Nebili, një ditë, pasi u kthye nga shkolla po shihte televizor. Në njërin nga kanalet ishte një film dokumentar. Atij i pëlqente shumë të ndiqte filma për kafshët që nuk i kishte parë në të vërtetë. Këtë herë programi bënte fjalë për fokat.  Ai u ul përpara ekranit dhe filloi të ndiqte me vëmendje. Papritur, ai ndjeu të ftohtë. Hodhi një sy rreth e rrotull dhe e kuptoi se gjendej brenda filmit në televizor. Afër tij qëndronte foka që sapo kishte parë në ekran!
"Tungjatjeta!" i tha fokës duke u dredhur. "Është shumë ftohtë këtu, nuk e ndjen?!"
"Ëëë... duhet të jesh i ri këtu!" u përgjigj ajo. Këtu bën gjithmonë shumë ftohtë. Është minus 5˚Celcius, madje edhe në pranverë. Kjo klimë më përshtatet shumë mirë mua, sepse ne fokat e duam të ftohtit. Ne nuk e ndejmë fare atë. E si ta ndjejmë? Nuk na le gëzofi ynë, kjo pallto e mrekullueshme që na ka krijuar Allahu! Po ashtu, edhe dhjami në trupin tonë na mbron nga të ftohtit."
fok
"Po ajo atje, është nëna jote?" tregoi Nebili me gisht në drejtim të një foke pak më tutje. "Mendoj se ajo po të kërkon. Thirri asaj dhe thuaji ku je po të duash..."
fok
Foka vazhdoi të fliste: "Ne, fokat jetojmë në tufa të mëdha dhe ngjajmë shumë me njëra-tjetrën. Po, megjithëse ngjajmë, nënat tona nuk na ngatërrojnë asnjëherë me asnjë fokë tjetër. Kjo është mirësi që ua ka dhënë Allahu. Sapo lind foka e vogël, nëna i uron mirëseardhjen me një puthje. Për shkak të kësaj puthje, ajo e njeh aromën e tij dhe kurrë nuk e ngatërron atë me asnjë fokë tjetër. Kjo është një nga mirësitë e panumërta që na ka dhënë Allahu. Ne i jemi mirënjohëse Zotit tonë të Plotfuqishëm, sepse Ai u ka dhënë nënave tona këtë aftësi për të na njohur ne midis gjithë tufës ku jetojmë."
Nebili kishte edhe diçka tjetër për të cilën donte të pyeste: "Mua më kujtohet se kam lexuar se, ju fokat e kaloni shumicën e kohës në ujë. Po si mësoni të notoni?"
fok
Mikesha e tij filloi t'i shpjegonte: "Allahu na ka krijuar ne të gjithë sipas ambientit ku jetojmë dhe na ka përgatitur që të jetojmë në të. Ashtu siç ka krijuar devenë sipas kushteve të shkretëtirës, Ai, po ashtu, na krijoi ne në përshtatje me motin e ftohtë. Është dëshira e Allahut që, kur lindim, ne, fokat e vogla jemi të pajisura me një shtresë dhjami të quajtur dhjamë bebe. Trupi ynë i vogël qëndron i ngrohtë falë këtij dhjami. Kjo shtresë është më e lehtë se uji dhe na shërben si komardare kur na mësojnë nënat tona të notojmë. Pas dy javësh mësim noti, ne bëhemi vërtet notare dhe zhytëse shumë të mira."
Nebili:"Kështu, Allahu iu krijoi një komardare të veçantë brenda trupit në mënyrë që të mësoni të notoni! Sa e mrekullueshme!"
"Po, ashtu është," tha foka e vogël. Çdo gjallesë e krijuar në mënyrë të përsosur është një provë që tregon se Allahu ka fuqi mbi gjithçka."
Pikërisht në atë çast, Nebili u zgjua nga një puthje e ngrohtë në faqe nga nëna e tij. Filmi vazhdonte ende në televizor. Nebilit iu kujtua ëndrra që sapo kishte parë dhe i buzëqeshi fokës së vogël në ekran. 
fok

Emiri dhe Kameleoni

Emiri dhe Kameleoni

Një ditë, kur kishin dalë ekskursion me shkollën, Emiri u largua nga shokët dhe filloi të sillej vërdallë nëpër pemë. Ai qëndroi për pak i përkulur mbi një pemë për të pushuar, kur, papritur , një zë erdhi nga toka.
bukelamun
"Tungjatjeta Emir!" tha zëri. "A je i lodhur?"
Emiri nuk mund t'u besonte veshëve. Kur vështroi me vëmendje andej nga i erdhi zëri, ai shqoi një krijesë që ishte nga ngjyra thuajse i njëjtë me mjedisin përreth dhe ai e kishte të vështirë ta kuptonte çfarë ishte ai që po i fliste.
"Kush je ti?" e pyeti ai. "Mezi të dallova. Ngjyra jote është e njëjtë e ngjyrën e vendit ku je ulur!"
"Unë jam Kameleoni," tha krijesa, e cila i ngjante më tepër një hardhuce. "Unë e ndryshoj ngjyrën e trupit tim sipas vendit ku rri, për t'u mbrojtur nga rreziqet."
"Po si e bën këtë gjë të mrekullueshme?" e pyeti Emiri i etur për të mësuar.
"Më ler të të shpjegoj," tha shoku i tij. "Në lëkurë unë kam një lëndë të veçantë ngjyruese të quajtur "kromatoforë". Kjo më ndihmon ta ndryshoj ngjyrën për t'u bërë njëlloj si mjedisi ku jetoj. Ndryshimi i ngjyrës ndodh për shkak të shpërndarjes dhe grumbullimit të lëndëve dhe pigmenteve të ndryshme në sistemin nervor. Kështu, ndonëse unë lëviz shumë ngadalë, mund të jetoj i sigurt dhe pa u vënë re kudo që të jem. S'ka dyshim se, kjo veçori më është dhënë nga Zoti ynë i Gjithfuqishëm, i Cili na furnizon me gjithçka që kemi nevojë."
Emiri nuk e kuptoi mirë atë që i shpjegoi Kameleoni dhe iu lut edhe një herë t'ia shpjegonte se si e ndryshonte ngjyrën.
Pasi mori frymë thellë, ai tundi kokën dhe vazhdoi të flasë: "Kur ulem në një degë me gjethe në dritën e diellit, unë shndërrohem në të gjelbër me njolla të zeza dhe kafe, si hijet e degëve të pemës rreth meje. Kur është errësirë, unë kthehem plotësisht në të zi. Unë mund t'i kryej këto ndryshime brenda 15 minutave. Ndërsa kur ngacmohem, unë nxjerr njolla portokalli të errët dhe të kuqe, si paralajmërim për kafshët e tjera."
güneş - ördekler
"Kjo është me të vërtetë e pabesueshme!" brohoriti Emiri. "Dua të di çfarë ke ti tjetër të veçantë?"
Shoku i tij buzëqeshi i gëzuar dhe ia ktheu: "Sytë e mi lëvizin të pavarur njëri nga tjetri. Unë mund të shoh prapa dhe poshtë. Pa dyshim që unë nuk do të kisha pasur asnjërën nga këto cilësi, nëse Allahu nuk do të kishte dashur. Ai më krijoi mua dhe më dha gjithçka që më duhet për të mbijetuar."
Emiri e vështroi edhe më nga afër dhe shtoi: "Është shumë e vështirë t'i dallosh sytë e tu."
Kameleoni: "Për të mos tërhequr vëmendjen e armiqve, Allahu i mbuloi ata me luspa. Kështu ata duken si pjesa tjetër e kokës. Siç mund ta vesh re, kur më krijoi Allahu, më dha formë në mënyrën më të mirë për t'i bërë ballë çdo gjëje që mund të më ndodhë.
hayvanlar
"Nga ky çast," tha Emiri, "do të vështroj me kujdes gjithcka që më rrethon dhe nuk do të harroj t'i lutem Zotit tonë të Madhërishëm dhe të Gjithfuqishëm kur t'i shoh në natyrë provat e qenies së Tij. Faleminderit shumë."
"Mirupafshim, Emir!" tha kameleoni duke u kthyer atje ku ishte.

Tariku dhe Qeni

Tariku dhe Qeni

Tariku kishte shkuar për të luajtur në shtëpinë e Kashifit, shokut të tij të klasës. Kur mami e thirri Kashifin për dicka, Tariku mbeti vetëm në dhomën e gjumit. Në atë çast, në dhomë hyri qeni i Kashifit. Ishte një qen aq i këndshëm dhe dukej se po i kërkonte  me sy lutës: "A nuk do të luash me mua?"
"Hej, eja të luajmë bashkë," tha Tariku duke u hedhur drejt e në këmbë.
"Oh, do të kënaqesha shumë !" tha qeni duke tundur bishtin me gëzim.
Tariku ngriu nga habia. Qeni po fliste! Kjo ishte një mundësi që nuk duhej humbur. E mblodhi veten shpejt dhe filloi ta pyeste për gjërat që kishte dashur gjithmonë t'i dinte për qentë.
"Kam dashur të di," filloi ai, "si i përtypni ato kocka aq të forta që iu japim ne për të ngrënë?"
Qeni vuri buzën në gaz duke nxjerrë në pah një rradhë dhëmbësh të mprehtë dhe të bardhë dhe filloi të fliste:"Allahu, i Cili u ka dhënë të gjitha krijesave cilësitë e tyre të veçanta, edhe neve qenve na ka dhënë aftësi fizike që ndryshojnë nga kafshët e tjera. Për shembull, ne kemi më shumë dhëmbë, plot 42 dhe mund ta përtypim ushqimin shumë lehtë, sidomos kockat."
köpek
Tariku e pyeti përsëri: "Ty të pëlqen të vraposh, të kërcesh dhe të luash po aq sa edhe mua. Po si ndodh që nuk djersin?
Qeni i Kashifit tundi kokën në shenjë pohimi dhe vazhdoi të flasë: "Ne nuk djersijmë si njerëzit dhe e kontrollojmë nxehtësinë e trupit tonë sepse nuk kemi pore në lëkurë. Në vend të tyre kemi një sistem frymëmarrjeje, i cili kontrollon temperaturën. Gëzofi ynë e pengon nxehtësinë që vjen nga jashtë të arrijë në lëkurë. Kur moti nxehet, edhe temperatura e trupit tonë ngrihet. Prandaj, kur nxehemi, ne e largojmë nxehtësinë duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke gulçuar. Kështu që edhe në ditët e nxehta ne nuk djersijmë, megjithëse kemi veshur gëzof të trashë."
"Allahu na e ka dhënë këtë sistem të tillë të mrekullueshëm. Nëse njerëzit shkrihen në djersë vetëm pas gjysëm ore ushtrimesh gjimnastike, ne mund të vrapojmë pa u ndalur, me orë të tëra pa u djersirë fare. Që këtej e tutje do ta kuptosh se, kur të shohësh qen me gjuhën përjashta në vapë, nuk ka pse të të vijë keq. Sigurisht që, ne nuk e kemi ndërtuar vetë këtë sistem. Kjo është një nga provat e fuqisë së pashembullt  krijuse të Allahut, i Cili e krijoi gjithçka në një formë unike qysh në fillim."
köpek
"Besoj se ti ke një nuhatje shumë të fortë" i tha Tariku duke ia përkëdhelur hundën.
"Po, ke të drejtë," u përgjigj qeni. Ne kemi një shqisë nuhatjeje shumë të fortë. Qendrat e të nuhaturit në trurin tonë janë 40 herë më të zhvilluara se tek njerëzit."
"Prandaj, kur qentë e policisë i bien erë diçkaje, menjëherë shkojnë dhe e gjejnë të zotin e saj! ia priti Tariku.
Köpek: "Ashtu është. Ti mund ta kuptosh tani se qentë, të cilët je mësuar t'i shohësh çdo ditë janë fakte të krijimit të Allahut, ashtu si dhe qeniet e tjera të gjalla. Mbaje ndër mend këtë dhe mos harro ta përkujtosh Allahun me falenderim."
"Të falenderoj nga zemra," ia ktheu Tariku. "Nuk do të harroj. Do t'i tregoj të gjithë shokëve çfarë më tregove për cilësitë që të ka falur Allahu dhe do t'i këshilloj ata që ta falenderojnë Atë." Pikërisht atëherë, në dhomë hyri Kashifi dhe ata filluan të lodrojnë së bashku.

Ferhani dhe Kali

Ferhani dhe Kali

Motra e Ferhanit dëshironte të mësonte të kalëronte. Ndaj, në fundjavë e gjithë familja shkoi në një shkollë kalërimi. Në kohën kur motra, nëna dhe babai po bisedonin me instruktorin, Ferhani shkoi për të parë më nga afër një kalë që po hante bar.
"Tungjatjeta!" e përshëndeti Ferhani: "Ky bar që po ha ti duket shumë i pistë dhe me pluhur. A nuk t'i dëmton dhëmbët?
Kali ngriti kokën i gëzuar dhe iu përgjigj: "Jo, o miku im i vogël. Dhëmbët tanë na ndihmojnë që ta copëtojmë atë. Allahu na ka krijuar dhëmbë të gjatë. Ata kanë rrënjë të thella, të cilat shkojnë deri në kockat e nofullave. Rrënja e dhëmbëve tanë është shumë më e thellë se e juaja. Kur na prishen dhëmbët, na del pjesa që ndodhet brenda në nofull. Secili nga dhëmbët mund të shkurtohet nga 2,5 deri në 5 cm pa e humbur aftësinë për të ngrënë."
at
Ferhani vrau mendjen për një çast dhe ia ktheu: Atëherë, falë kësaj cilësie që të ka dhënë Allahu, ty nuk të bien dhëmbët për një kohë të shkurtër se, përndryshe do të mbeteshe i uritur."
"Ashtu është," pranoi kali. "Allahu e krijoi çdo gjallesë në përshtatje me mjedisin ku jeton. Ky është një nga faktet që na shpalos krijimin e Tij madhështor. Çdo gjë e gjallë mbi tokë ka nevojë për Të."
Ferhanit iu kujtuan filmat që kishte parë për kuajt dhe i tha: "Nëse unë hipi mbi kurrizin tënd, ti mund të më mbash me kilometra të tëra, apo jo?"
At:"Po, asnjë kafshë tjetër nuk ka qenë ndihmë kaq e madhe për njerëzit ashtu siç kemi qenë ne. Tani, sigurisht, ka rrugë dhe autostrada dhe makina që lëvizin në to. Por, e vërteta është se njerëzve, vetëm në shekullin e kaluar filluan t'u shërbejnë makinat dhe format e tjera të transportit. Kur lindi katragjyshi yt, njerëzit as që e kishin idenë se do të shpikej diçka e tillë si makina. Në ato kohëra, transporti i njerëzve ishte detyrë e kafshëve, veçanërisht e jona."
at
Kali, duke ngritur pak njërën nga këmbët e parme iu përgjigj: "Allahu i krijoi këmbët e mia jo vetëm që të mbaj ngarkesa të rënda, por edhe që të vrapoj shpejt. Ne nuk kemi rruaza të qafës si kafshët e tjera. Kjo do të thotë se mund të kërcejmë shumë larg."
Ferhani e peshoi me mend atë që i tha kali dhe ia ktheu: "Kështu, Allahu të krijoi ty për të transportuar pesha të rënda me lehtësi dhe për të vrapuar shpejt."
Ferhani, duke vënë buzën në gaz i tha: "Jam i sigurt se, ato që mësova prej teje do të jenë shumë më tërheqëse sesa mësimi i kalërimit edhe për motrën time kur t'i tregoj!"
"Mirupafshim, o mik i vogël," e përshëndeti kali duke ngrënë bar të shijshëm.