20 Mayıs 2016 Cuma

Faruku dhe Termitet

Faruku dhe Termitet

Ishte një ditë e bukur me diell. Faruku kishte shkuar në piknik me mësuesin dhe shokët e tij.
Ai, bashkë me shokët e tij, filluan të luanin kukafshehtas.
Befas, ai dëgjoi një zë që i thirri: "Kujdes!" Ktheu kokën në të majtë dhe në të djathtë që të dallonte nga i vinte zëri, por atje nuk kishte asnjë njeri.
Pas pak, e dëgjoi të njëjtin zë që i tha: "Hej, jam këtu poshtë!"
Për habi, ngjitur me këmbën e tij, vuri re një insekt të vockël që ngjante si milingonë.
"Kush je ti ?" e pyeti ai.
"Unë jam një termite," u përgjigj krijesa e vogël.
termit
"Unë s'kam dëgjuar kurrë më parë për një krijesë të quajtur termite," ra në mendime Faruku. "Po ti, vetëm jeton?"
"Jo," u përgjigj insekti i vogël. "Ne jetojmë në fole, në familje të mëdha. Nëse dëshiron, unë mund të të tregoj njërën prej tyre."
Faruku pranoi dhe ata shkuan së bashku. Kur arritën tek foleja, ai vuri re se, ajo i ngjante një ndërtese të lartë me shumë dritare.
"Ç'është kjo?" pyeti Faruku.
"Kjo është shtëpia jonë," i shpjegoi termitja, "Ne i ndërtojmë vetë ato."
"Po, ju jeni shumë të vogla," vuri në dukje Faruku. "Nëse edhe shoqet e tua janë kaq sa ti, atëherë, si ka mundësi të ndërtoni një fole kaq të madhe?"
Termitja buzëqeshi dhe tha:"Ke të drejtë të habitesh, Faruk. Është me të vërtetë e çuditshme, por mos harro se, kjo për Allahun, i Cili na ka krijuar ne të gjithëve, është e lehtë."
"Përveç se janë shumë të larta, foletë tona kanë edhe cilësi të tjera mjaft të veçanta. Për shembull, ne ndërtojmë dhoma të veçanta për fëmijët, lemë vende të posaçme ku rrisim kërpudha, dhe ç'është më e bukura, ne ndërtojmë dhomën e mbretëreshës. Ne, gjithashtu, nuk harrojmë të bëjmë sistemin e ajrosjes për shtëpitë tona. Në këtë mënyrë ne ekuilibrojmë lagështirën dhe temperaturën brenda në fole. Më lejo të të them edhe diçka tjetër, Faruk. Ne nuk mund të shohim!" 
Faruku mbeti gojëhapur. "Megjithëse jeni kaq të vogla sa mezi shiheni me sy, ndërtoni shtëpi të larta si njerëzit. Si e bëni gjithë këtë?"
Termitja vuri buzën në gaz. "Siç të thashë edhe më parë, është Allahu, Ai që na i jep këto veti të jashtëzakonshme. Ai na ka krijuar në mënyrë të tillë që ne jemi të afta t'i bëjmë gjithë këto vepra të mrekullueshme. Tani më duhet të shkoj në shtëpi Faruk dhe të ndihmoj shoqet e mia."
Faruku e kuptoi dhe i tha: "Mirë, edhe unë duhet të shkoj menjëherë t'i tregoj mësuesit dhe shokëve çfarë mësova për ty."
"Ide e mirë Faruk," ia bëri me dorë termitja e vogël. "Kujdesu për veten. Shpresoj të shihemi përsëri."

Esedi dhe Fluturat Shumëngjyrëshe

Esedi dhe Fluturat Shumëngjyrëshe

Në fundjavë, Esedi shkoi tek gjyshi i tij. Dy ditët kaluan shpejt dhe para se ta   kuptonte këtë, babai erdhi ta merrte me makinë. Pasi përshëndeti gjyshin, ai u ul në sedilje. Duke pritur të atin të mblidhte sendet e tij, ai po shikonte përjashta dritares.    Një flutur, e cila ishte ulur mbi një lule, jo shumë larg prej tij, përplasi  krahët dhe qëndroi mbi xhamin e dritares.  
kelebek
"Ti po kthehesh në shtëpi Esed, apo jo? e pyeti flutura me një zë të hollë. Esedi u habit dhe e pyeti: - Po ti më njeh mua?"
kelebek
Esedi u habit dhe e pyeti: Po ti më njeh mua?"
"Sigurisht që të njoh," "buzëqeshi flutura. "Kam dëgjuar gjyshin tuaj kur i tregonte fqinjëve për ty."
"Përse nuk erdhe të flisje me mua që më parë?" pyeti Esedi.
Flutura: "Nuk mundesha, sepse isha në një fshikëz atje lart, në një pemë në kopsht.
"Një fshikëz? E çfarë është ajo?" pyeti Esedi i cili ishte gjithmonë një djalë kurioz.
"Më ler të të shpjegoj që nga fillimi," i tha flutura pasi mori frymë thellë.
"Ne, fluturat kur dalim nga vezët jemi krimba të vegjël. Ushqehemi duke përtypur gjethe. Më vonë, përdorim një lëng që del nga trupi ynë si fije dhe mbështillemi me të. Kjo qese e vogël që thurrim quhet fshikëz. Kalojmë ca kohë aty brenda duke pritur që të rritemi. Kur zgjohemi dhe dalim nga fshikëza, tashmë shpalosim krahët tanë shumëngjyrësh. Pjesën tjetër të jetës e kalojmë duke fluturuar dhe ushqemi prej luleve."
Esedi tundi kokën mendueshëm dhe tha: "Ti do të thuash se të gjitha ato flutura me ngjyra-ngjyra kanë qenë krimba para se t'u rriteshin krahët?"
"A e sheh atë krimb të gjelbër në atë degën atje?" e pyeti flutura.
Esedi:"Po, e shoh. Po përtyp i uritur një gjethe."
"Ai është vëllai im i vogël," buzëqeshi flutura, "pas pak kohe, edhe ai do të thurë një fshikëz si unë."
kelebek
Tani Esedit i lindën shumë pyetje për shoqen e tij të re. "Po si e parashikon ti gjithë këtë shndërrim? Dua të them, kur del nga veza, sa kohë qëndron si krimb dhe si e prodhon fijen për të thurur fshikëzën tënde?" 
"Unë nuk planifikoj fare asgjë nga këto," i shpjegoi flutura me durim."Allahu na ka mësuar se çfarë kemi nevojë të bëjmë dhe kur duhet ta kryejmë atë. Ne vetëm sa i bindemi Atij dhe bëjmë atë që dëshiron Ai."
Esedi u habit vërtet jashtë mase dhe i tha: "Vizatimet mbi krahët e tu janë me të vërtetë të mrekullueshme. Ashtu si ti, të gjithë fluturat kanë vizatime të ndryshme, apo jo? Ato janë me të vërtetë shumëngjyrëshe dhe tërheqëse."
"Kjo është një provë që tregon mjeshtërinë krijuese të pakrahasueshme të Allahut. Ai na ka krijuar ne të gjitha në mënyrën më të bukur," i shpjegoi shoqja e tij.
Esedi tundi kokën i ngazëllyer dhe tha: "Është e pamundur të mos vështrosh me vëmendje gjërat e bukura që ka krijuar Allahu. Qindra shembuj na rrethojnë!"
"Ke të drejtë, Esed," ia mbështeti fjalën flutura. "Ne duhet t'i jemi mirënjohës Allahut për të gjitha këto mirësi."
Esedi ktheu kokën prapa dhe i tha: "Po vjen babi. Duket se tani do të nisemi. U kënaqa shumë që të takova. A mund të flasim sërish kur të vij javës tjetër?"
"Patjetër," pranoi flutura. "Rrugë të mbarë!"

Irfani dhe Qukapiku

Irfani dhe Qukapiku

Një të diel, Irfani shkoi për shëtitje në pyll me babain e tij. Duke ecur, mendonte se sa të bukura ishin pemët dhe sa e bukur ishte e gjithë natyra përreth. Babi i tij rastësisht takoi një shok dhe, në kohën kur ata të dy po bisedonin me njëri-tjetrin Irfanit i zuri veshi një zhurmë:
ağaçkakan
Tak, tak, tak...
Ajo vinte nga një pemë. Irfani iu afrua zogut që po e lëshonte atë dhe e pyeti:
Irfani: "Po pse po e godet me sqep pemën ashtu?"
Zogu ndaloi së godituri dhe u kthye për ta vështruar Irfanin. "Unë jam një qukapik, tha ai. "Ne bëjmë vrima nëpër pemë dhe ndërtojmë foletë tona në to. Ndonjëherë, ruajmë ushqimin në ato vrima.
Mirë, po si e ruani ushqimin në një vend aq të vogël?" deshi të dinte Irfani.
"Qukapikët, më shumë, ushqehen me lende dhe ato janë mjaft të vogla,"e sqaroi qukapiku.
Irfani: Brenda çdo zgavre që bëj, unë vendos një lende. Kështu do të ruaj ushqim të mjaftueshëm për vete."
Irfani mbeti i habitur dhe i tha: Po ti, në vend që të përpiqesh dhe të lodhesh me shumë zgavra të vogla, mund të bësh një zgavër të madhe dhe ta ruash gjithë ushqimin tënd atje."
Qukapiku buzëqeshi dhe ia ktheu: "Nëse unë do të veproja kështu, zogjtë e tjerë do të vinin dhe do të ma zbulonin dhomëzën time me ushqim dhe do të ma grabisnin atë. Lendet janë po aq të mëdha sa edhe zgavrat në të cilat i vendos. Kështu, lendja qëndron atje mirë dhe e paprekur. Unë mund t'i nxjerr ato nga pemët pa asnjë vështirësi, për shkak se Allahu e krijoi sqepin tim në atë mënyrë që të ma lehtësojë këtë. Por, zogjtë e tjerë nuk mund ta bëjnë këtë, dhe ushqimi im mbetet i sigurt. Sigurisht që, unë nuk kam vetëdije për ta llogarritur me mend. Unë jam vetëm një qukapik. Allahu më frymëzon mua t'i bëj këto që të thashë. Është Ai, i Cili më ka frymëzuar mua ta fsheh ushqimin dhe që ka krijuar sqepin tim në mënyrën më të përshtatshme për të vepruar kështu. Me të vërtetë, nuk jam vetëm unë, të gjitha gjallesat sillen ashtu, sepse kjo është ajo që u ka mësuar Allahu."
ağaçkakan
Irfani ia ktheu: "Po, o qukapik i vogël, ashtu është. Unë të falënderoj që m'i tregove të gjitha këto... Ti më bëre të përkujtoj fuqinë e madhe të Allahut.".
Kështu, Irfani i tha mirupafshim shokut të tij të vogël dhe u kthye përsëri tek babai i tij. Ai ishte shumë i lumtur, sepse kudo që hidhte sytë ai shihte mrekullitë e krijimit të Allahut.  

Xhelali dhe Pulëbardha

Xhelali dhe Pulëbardha

Kur lundronte me anije në verë, ajo që i pëlqente më shumë Xhelalit ishte të ulej jashtë në kuvertë. Atje ai shihte nga afër detin dhe sillej rreth e rrotull. Një ditë, ai hipi në anije me nënën e tij. Sapo  hipën, ai menjëherë u ul në kuvertë. Një grup pulëbardhash që po ndiqnin anijen, sikur po bënin garë me njëra-tjetrën. Ato dukeshin si një tablo e bukur, duke u rrotulluar në ajër dhe ziheshin me njëra-tjetrën kush e kush t'i kapte thërrimet e bukës që u hidhnin pasagjerët.
martı
Njëra prej tyre rrëshqiti fluturimthi dhe u ul pranë Xhelalit.
"Si t'u duk shfaqja jonë në fluturim? e pyeti ajo. "Unë të vura re se ti po na vështroje me shumë vëmendje. Po si të quajnë?"
Xhelal: "Unë quhem Xhelal. Po, po kënaqesha vërtet shumë tek ju shihja duke fluturuar. E shoh se ti mund të qëndrosh lart në ajër pa i përplasur fare krahët. Po si ia arrin kësaj?"
Pulëbardha tundi kokën dhe i tha: "Ne, pulëbardhat kthehemi në ajër sipas drejtimit të erës. Edhe po të fryjë një erë shumë e lehtë, rrymat e ajrit që krijohen na ngrenë lart. Ne përfitojmë nga kjo dhe jemi në gjendje të bëjmë udhëtime shumë të gjata pa i përplasur fare krahët."
"Ne lëvizim para dhe prapa brenda masave ajrore që ngrihen nga deti," vazhdoi të fliste ajo.
Pulëbardha:Formimi i këtyre rrymave do të thotë se kemi vazhdimisht ajër nën krahët tanë dhe kjo na lejon të qëndrojmë lart pa harxhuar shumë energji."
martı
Bunlar Allah’ın varlığını ve gücünü anlayabilmemiz için verilmiş örneklerdir.
Xhelal: Xhelali nuk ishte i sigurt në e kishte kuptuar mirë apo jo këtë dhe e pyeti pulëbardhën: -"Unë vura re se ti qëndroje në ajër pa i përplasur fare krahët dhe dukeshe sikur qëndroje e varur. Ti e arrin këtë duke parë drejtimin e erës? E kuptoj këtë, por, nuk arrij ta kuptoj si e llogarrit forcën e erës dhe drejtimin nga do të vijë ajo."
"Për ne, është e pamundur ta bëjmë këtë vetëm në sajë të diturisë tonë," filloi të fliste pulëbardha. "Kur na krijoi Allahu, na mësoi si të fluturojmë dhe si të varemi në ajër pa humbur energji. Këta janë shembuj që na janë dhënë në mënyrë që ne të bëhemi të vetëdijshëm për qenien e Allahut dhe ta kuptojmë fuqinë e Tij."
Xhelali nxitoi t'i bënte edhe një pyetje tjetër asaj: "Po ti, qëndron e varur në ajër sikur të ishe mbajtur me një fije... Që ta bësh këtë duhet të dish shumë mirë matematikë dhe duhet të jesh e aftë të bësh llogarritje të njëpasnjëshme, por, ti ia del mbanë pa asnjë vështirësi që herën e parë që fluturon, apo jo?"
"Patjetër," pranoi pulëbardha. "Zoti ynë i ka dhënë çdo krijese frymëzimin për të cilin ka nevojë. Ne të gjithë veprojmë ashtu siç na thuhet të veprojmë. Kurrë mos harro se, Alahu ka përfshirë gjithçka dhe çdo krijesë është nën kontrollin e Tij. Ai është Zoti i gjithçkaje. Ti mund të gjesh shumë vargje për këtë në Kur'an. Ah, po shoh se anija po i afrohet tokës. Tani më duhet të fluturoj shpejt që të arrij shoqet. Mirupafshim së shpejti..." Xhelali e vështroi shoqen e tij tek largohej në fluturim duke u zvogëluar gjithnjë e më tepër.
Kur arriti në shtëpi, Xhelali kërkoi në Kur'an një varg që tregonte se gjithçka është nën zotërimin e Allahut. E gjeti këtë varg në Suren Hud dhe e mësoi atë menjëherë përmendësh:
(Hudi tha) Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, sepse nuk ka asnjë nga gjallesat që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet, Zoti im është i Drejtë. (Sure Hud:56)

Qemali dhe Xixëllonja

Qemali dhe Xixëllonja

Mbrëmjeve të verës Qemali dhe familja e tij hanin darkë në kopsht. Në një mbëmje si këto, kur po ngriheshin nga tavolina, atij i zunë sytë një dritë që ndizej dhe shuhej nëpër pemë në fund të kopshtit. Nuk e zgjati, por, menjëherë shkoi të shihte çfarë po ndodhte atje dhe, për habinë e tij vuri re një insekt që hidhej degë më degë. Ky insekt ishte shumë i ndryshëm nga ata që ishte mësuar të shihte ditën. Ai lëshonte dritë kur fluturonte.
ateşböceği
Insekti ndaloi së fluturuari për një çast dhe iu afruar Qemalit:"Përshëndetje," foli ai. "Ti dukesh shumë i çuditur. Më ke vështruar për një kohë të gjatë. Unë quhem Xixëllojë, po ti?"
Qemal: "Unë quhem Qemal. Po, ashtu është. Të vështrova sepse nuk kam parë kurrë më parë një insekt që xixëllon me dritë kështu si ti. Nga trupi yt dalin rreze të verdha në të gjelbër. Më kujtohet se, kur preka njëherë një llambë të ndezur, ma dogji dorën. Po kjo dritë, nuk të djeg ty?"
Xixëllonja miratoi me kokë dhe ia ktheu: "Ke të drejtë, Qemal. Vërtet, llambat nxehen shumë kur ndriçojnë. Ato përdorin energjinë elektrike për të prodhuar dritë dhe, një pjesë e kësaj energjie shndërrohet në dritë. Kjo bën që llamba të nxehet. Por, ne, xixëllonjat nuk marrim energji nga jashtë për dritën që lëshon trupi ynë."
Qemali atëherë e kuptoi dhe e pyeti: "Atëherë, kjo do të thotë se ti nuk nxehesh?"
"Po, ashtu është," pranoi xixëllonja. Ne këtë energji e prodhojmë vetë dhe e përdorim me mjaft kujdes. Kjo do të thotë se asnjë pjesë e saj nuk shkon kot dhe ajo nuk e nxeh trupin tonë, gjë që do të na dëmtonte shumë."
Qemali vrau mendjen për një çast dhe tha: "Ky është vërtet një sistem i menduar shumë mirë."
tavşan
"Po, me të vërtetë," e mbështeti shoqja e tij. Kur Allahu na krijoi ne, planifikoi gjithçka për të cilën kemi nevojë në mënyrën më të mirë. Kur fluturojmë, ne i përplasim krahët shumë shpejt. Sigurisht, që kjo është një punë që kërkon shumë energji. Por, për shkak se drita jonë nuk harxhon shumë energji, ne nuk kemi asnjë vështirësi me të. "
Qemali kishte edhe diçka tjetër për të cilën donte ta pyeste xixëllonjën:"Përse e përdorni ju xixëllonjat dritën?"
Shoqja e tij e gatshme i shpjegoi: "Ne e përdorim atë për të shkëmbyer mesazhe midis nesh dhe për t'u mbrojtur. Kur duam t'i themi diçka njëra-tjetrës, ne flasim duke xixëlluar dritat tona. Në raste të tjera, ne i përdorim ato për të frikësuar armiqtë tanë dhe për t'i mbajtur larg ata."
Qemalit i bënë shumë përshtypje ato që i tregoi mikesha e tij dhe shtoi:"Kështu, gjithçka për të cilën keni nevojë ndodhet brenda trupit tuaj dhe nuk ka nevojë të rraskapiteni!"
"Ke të drejtë," pranoi xixëllonja. "Megjithëse janë përpjekur tepër, shkencëtarët nuk kanë mundur të zhvillojnë një sistem që të ngjajë me sistemin tonë. Siç të thashë edhe më parë, Allahu na krijoi në mënyrën më të bukur dhe këtë krijim e përshtati me nevojat tona, ashtu si gjithë gjallesat e tjera."
mantar
Qemali buzëqeshi duke i thënë: "Faleminderit. Ajo që më tregove ishte vërtet tërheqëse. Tani po e kuptoj çdo të thotë vargu që lexova dje: "Atëherë, pra a është ai që krijon njëlloj sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni? (Sure Nahl: 17) Kur sjell në mendje të gjitha qeniet e gjalla që ka krijuar Allahu, ka shumë shembuj, të cilët duhet t'i kemi gjithmonë në mendje dhe të nxjerrim mësime prej tyre!" 
Ateş Böceği:"Po, Qemal. Çdo krijesë është provë e artit të pashembullt krijues të Allahut. Që këtej e tutje, kur të vështrosh diçka, do ta vesh re këtë. Tani më duhet të shkoj. Ishte kënaqësi që të takova. Shpresoj të të shoh përsëri..."
Tek po hynte në shtëpi, duke medituar për krijimin e xixëllonjës, Qemali mezi priste t'u tregonte familjes së tij për bisedën me shoqen e tij të vogël.

Ahmedi dhe Bretkosa E Gjelbër

Ahmedi dhe Bretkosa E Gjelbër

Në fundjavë, Ahmedi shkoi të peshkonte  në liqen së bashku me babain e tij. Babai po bënte gati kallamat dhe Ahmedi i mori leje për të shëtitur pak përqark. Babai i dha leje me kusht që të mos largohej shumë.
kurbağ
Ai filloj të ecte nëpër shkurrnajën në buzë të ujit.
Papritur, një bretkosë kërceu midis dy shkurreve dhe qëndroi mbi një gur pikërisht para tij.
"Oh, për pak sa s'më shkele!" u ankua bretkosa.
"Më fal," i tha Ahmedi. Po ti qenke njëlloj si gjethet dhe unë nuk të vura re moj bretkosë e vogël. Unë quhem Ahmed dhe thashë të bëja një shëtitje këtej."
Bretkosa vuri buzën në gaz dhe ia ktheu: -Gëzohem që të takoj Ahmed. Të kuptoj, është gjë e zakonshme të mos më vesh re mua. Unë jetoj midis këtyre shkurreve dhe ngjyra e trupit tim është e ngjashme me gjethet. Kështu, grabitqarët nuk mund të më dalllojnë. Unë mund të fshihem shumë lehtë prej tyre."
Ahmedi u mendua për një çast dhe i tha: "Mirë, po kur ata të dallojnë? Atëherë çfarë bën ti?"
"Po të vështrosh me kujdes," tha bretkosa, "do të vësh re që ka membrana midis gishtave të mi. Kur jam duke kërcyer, unë i hap gishtërinjtë dhe kështu rrëshkas në ajër. Ndonjëherë mund të fluturoj edhe 12 metra me një kërcim të vetëm."
"Po kur do të ulesh, si ia bën?" deshi të dinte Ahmedi.
kurbağa
'Kur fluturoj, i përdor këmbët. Membranat në këmbët e mia më shërbejnë porsi parashutë për të ngadalësuar shpejtësinë kur ulem në tokë," i shpjegoi bretkosa.
"Oh, po kjo qenka shumë e çuditshme," foli Ahmedi mendueshëm. "Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se bretkosat mund të fluturonin."
Bretkosa përveshi buzët dhe ia ktheu: "Disa lloje bretkosash mund të fluturojnë po aq shpejt sa edhe kur notojnë. Kjo është një mirësi që na e ka dhënë Zoti ynë. Allahu e krijoi ngjyrën e trupit tonë të tillë, që ne të fshihemi në ambientin ku jetojmë. Kjo na lejon të mbijetojmë. Nëse Ai nuk do të na kishte krijuar kështu, ne shpejt do të ishim vrarë nga kafshët e tjera."
Ahmedi e kuptoi përse ishte fjala dhe shtoi: "Membranat midis gishtave të tu të nevojiten për të kërcyer larg. Unë nuk kam membrana midis gishtave sepse nuk më duhen. Nevojat e çdo krijese të gjallë janë të shumëllojshme, apo jo?"
Bretkosa: "Po, ashtu është, pikës i ke rënë."
Ahmedi ia ktheu: "Allahu na krijoi në mënyrën më të mirë për të na i lehtësuar jetën. Ne duhet t'i jemi shumë mirënjohës Atij për këtë."
Përsëri ke të drejtë," pohoi mikesha e tij e re. "Zoti ynë i ka krijuar të gjitha qeniet e gjalla sipas ambientit ku ato jetojnë. Ai na ka dhënë gjithçka që na duhet që në çastin kur vijmë në jetë."
"Po," tha Ahmedi. "Tani, moj bretkosë e vogël, duhet të shkoj, ndryshe babai do të bëhet merak për mua. U kënaqa shumë që fola me ty. Nëse vij këtu tjetër herë, do të të vizitoj përsëri."
"Edhe unë mezi do të pres deri atëherë. Gëzohem shumë që të takova. Mirupafshim Ahmed..." tha bretkosa me atë kuak-kuaken e saj duke kërcyer përsëri midis shkurreve dhe më pas u zhduk.
kurbağa

Hamidi dhe Lejlekët Këmbëgjatë

Hamidi dhe Lejlekët Këmbëgjatë

Hamidi ishte një djalë shumë i zgjuar dhe i qeshur. Ai ishte shumë i dhënë pas zogjve dhe dëshirontë të dinte mirë gjithçka reth tyre. Shpeshherë kujdesej për zogjtë në shtëpi, por, më vonë, i linte ata të fluturonin. Kënaqej shumë nga jeta e tyre e lirë. Një mëngjes pranvere, Hamidi pa një tufë zogjsh me këmbë të gjata, të cilët fluturonin së bashku dhe menjëherë u ngjit në taracën e shtëpisë për t'i parë ata më nga afër. Kur doli jashtë, vuri re se, dy nga ata kishin qëndruar mbi oxhak dhe sa nuk fluturoi nga gëzimi kur i pa. Ua bëri me dorë dhe u thirri:
Hamidi: "Tungjatjeta!" Unë jam Hamidi. Kush jeni ju?"
"Përshëndetje, Hamid! Shpresojmë të mos të kemi shqetësuar që u ulëm këtu. Ne do të na pëlqente shumë të bisedonim pak me ty dhe të të njihnim," tha njëri nga ata.
leylek
"Patjetër," ia ktheu Hamidi: "Unë i dua shumë të gjithë zogjtë. Mund të më tregoni dicka për veten tuaj, ju lutem?"
" Si jo," u përgjigj njëri nga zogjtë. "Ne jemi lejlekë. Jemi zogj shtegëtarë me krahë të mëdhenjë, të bardhë borë rreth një metër ose një metër e gjysëm të gjatë dhe me bishta të gjatë të zinj. Janë ngjyra e kuqe e sqepave tanë dhe këmbët tona të gjata që na bëjnë të dukemi kaq tërheqës."
Hamidi iu përgjigj: "Po qenkeni vërtet shumë të këndshëm!"
Lejleku: "Ajo që njerëzve u bën më tepër përshtypje tek ne është mënyra jonë e fluturimit me sqepin të shtrirë përpara dhe këmbët të shtrira prapa. Kjo na bën të aftë të fluturojmë shumë më shpejt duke përdorur ajrin."
Hamidi ishte shumë kurioz dhe i pyeti: "Për ku po udhëtoni tani?"
Lejleku: "Hamid, çdo vit ne shtegëtojmë në tufa të mëdha, sepse nuk mund të jetojmë në vende të ftohta. Me shtegëtimin tonë ne, po ashtu, u sjellim njerëzve lajmin e mirë se ditët e ngrohta të verës po trokasin. Gjatë verës, ne jetojmë në një sipërfaqe që shtrihet nga Europa deri në Afrikën Veriore dhe nga Turqia deri në Japoni. Kur moti fillon të ftohet, ne shtegëtojmë në hemisferën e jugut, drejt Afrikës tropikale dhe Indisë."
leylek
Hamidi mbeti i hutuar dhe i pyeti: " Po si e kuptoni kur fillon të ftohet moti?"
leylek
Lejleku vuri buzën në gaz dhe ia ktheu: "Kjo është vërtet pyetje shumë e bukur. Allahu na i ka mësuar. Po ashtu, ne ndjejmë nevojën për t'u larguar për në vendet e ngrohta. Ai na bën ta ndjejmë këtë. Është Allahu Ai, që na mëson se si të fluturojmë dhe, kur vjen përsëri vjeshta, Ai na siguron se mund të kthehemi nga udhëtimi prej mijëra kilometrash duke gjetur foletë tona të vjetra përsëri. Është Allahu që me frymëzimin e Tij, na i mëson ne të gjitha këto gjëra."
"Është vërtet shumë tërheqëse që ju mund të fluturoni kaq larg dhe të ktheheni dhe gjeni foletë e vjetra pa bërë asnjë gabim, tamam sikur të kishit një busull në dorë, " tha Hamidi i habitur.
Lejleku vazhdoi të fliste: " S'ka dyshim se, kjo kujtesë kaq e fuqishme dhe aftësia e mrekullueshme e gjetjes së drejtimit në fluturim është vepër e krijimit të pashoq të Allahut, i Cili na i dhuroi ato."
Hamidi kishte edhe një pyetje tjetër për mikun e tij të ri: " Ju jetoni afër njerëzve, apo jo?"
"Po," u përgjigj lejleku. " Ne i ndërtojmë foletë në çatitë e shtëpive. Po edhe në majë të pemëve dhe oxhaqeve..."
Atëherë, u ngrit lejleku tjetër dhe i tha: "Na vjen keq Hamid, por duhet të nisim përsëri udhëtimin tonë."
Hamidi i ndoqi me sy miqtë e tij të rinj teksa zvogëloheshin gjithnjë e më tepër në qiell.